Lajme

Gjendet i vdekur një burrë në Klinë, Policia nis hetimet

08/26/2025 09:51
nga:N K

Një burrë është gjetur pa shenja jeta në Klinë, ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Policia në raportin ditor ka bërë të ditur se ka nisur hetimet.

“Ankuesja ka raportuar se viktima mashkull dyshohet se është pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.