Një person është gjendur pa shenja jetë në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se bëhet fjalë për një 35 vjeçar që u gjend i vdekur në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, ka konfirmuar për Gazeta Blic, zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 11:30 është raportuar për një person pa shenja jete, në lagjen Kalabria në Prishtinë. Me të marrë informatën policia dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se viktima K.G. mashkull 35 vjeç, është pa shenja jete. Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë rast”. /Gazeta Blic


