Një person i moshës 32-vjeçare është gjetur i vdekur sot në Suharekë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
Gashi ka bërë të ditur se policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së informacionit.
“Viktima është A. T., i lindur në vitin 1992, mashkull shiqiptar/kosovar. Në vendngjarje menjëherë kanë dalë Policia e Kosovës dhe një ekip nga emergjenca e QKMF-së në Suharekë. Mjeku në vendin e ngjarje ka konfirmuar vdekjen e viktimës,” ka thënë ai.
“Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërkohë policia me prokurorinë e shtetit ka hapur rastin si ‘hetim i vdekjes’. deklaroi Gashi për “Gazeta Blic”