Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se një shtetas i Bosnjës është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Prishtinë.
Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës pesë të mëngjesit.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Sipas dëshmitarëve, viktima edhe më herët kishte pasur disa probleme shëndetësore”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.


