Policia njofton se një person është gjetur i vdekur buzë lumir Drin në Rogovë të Gjakovës.
Në raportin e PK-së thuhet se në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore si dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan GazetaBlic.
Pas hetimeve është mësuar se viktima mashkull kosovar ishte raportuar i zhdukur në Prizren.
Tutje PK-ja njofton se në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, si dhe rasti nën hetime.
“Rogovë, Gjakovë /14.01.2025 – 07:40. Raportohet se buzë lumit Drin është gjetur një person i shtrirë. Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia policore si dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Pas hetimeve është mësuar se viktima mashkull kosovar ishte raportuar i zhdukur në Prizren. Në konsultim me prokurorin trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.