Lajme

Gjendet i varur në një objekt të biznesit familjar një person në Malishevë

11/02/2023 16:42
nga:Y I

Sot rreth orës 15:20 minuta një person i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar në Mleqan të Malishevës.

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë Gjakovë, Sheremet Elezaj.

Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore” konfirmuan nga Policia për “Gazeta Blic”.