Lajme

Gjendet i pajetë në shtëpinë e tij një person në Zveçan

10/21/2025 09:06
nga:Y I

Një trup i pajetë i një kosovari, është gjetur në Korilë të Zveçanit.

Ai u gjet në shtëpinë e tij, ndërsa vdekjen e konfirmuan policia dhe ekipi mjekësor, duke dërguar trupin e tij për obduksion, transmeton klankosova.tv.

”Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”.