Lajme

Gjendet i mbytur një person në Vlorë

08/24/2022 11:43
nga:Gazeta Blic

Një person i pajetë është gjetur mëngjesin e së mërkurës në det, pranë zonës së Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Mësohet se viktima është Durim Lekdushi, 71 vjeç. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e Vlorës.

Ndërkohë rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa një hetim është nisur për këtë çështje