Lajme

Gjendet gruaja që u raportua e zhdukur në Mitrovicë të Jugut

03/27/2026 09:24
nga:Y I

Është gjetur gruaja e cila u raportua e zhdukur në Mitrovicë të Jugut.

Sipas policisë, ajo është raportuar e zhdukur më 25 mars, ndërsa u gjet dy ditë më vonë.

Policia ka njoftuar se rasti po vazhdon të hetohet.

“Është raportuar se më datë 25.03.2026 rreth orës 17:00 nga shtëpia ka dalë viktima femër kosovare, e cila me datën 27.03.2026 është gjetur. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.