Lajme

Gjendet eshtra të njerëzve në Bishtazhin, dyshohet se janë nga lufta e fundit në Kosovë

10/04/2023 15:48
nga:N K

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ka njoftuar se të mërkurën në lokacionin Bishtazhin, Komuna e Gjakovës, në kuadër të gërmimeve janë gjetur eshtra njerëzor që dyshohet se i përkasin viktimave të luftës në Kosovës.

Sot gjatë gërmimeve, ekipet kanë hasur në eshtra njerëzore të cilat sipas antropologut dr. Valon Hyseni, i angazhuar sot në lokacion, janë me interes forenzik dhe potencialisht i përkasin viktimave të luftës së Kosovës. Pas analizave të ADN-së ne do t’iu njoftojmë për rezultatet e eshtrave të gjetura”, thuhet në njoftim.

Sipas komisionit gjatë dy jave ekipet e Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur IML dhe Policia e Kosovës, me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, EULEX-it dhe KNKK, kanë kryer gërmime në lokacion.

Sipas të dhënave zyrtare 1.600 persona ende janë të pagjetur nga lufta e fundit në Kosovë, ndërsa që Qeveria e Kosovës ka fajësuar Serbinë që nuk po bashkëpunon për zbardhjen e fatit të tyre.