Lajme

Gjendet e vdekur një grua në Podujevë

02/01/2024 09:53
nga:N K

Policia e Kosovës ka nisur hetime për vdekjen e një gruaje në Podujevë.

Ajo u gjet pa shenja jete në shtëpinë e saj pasditen e së mërkurës.

”Raportohet se në shtëpinë e saj pa shenja jete është gjetur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia.