Lajme

Gjendet e vdekur një grua në Gjilan, polica po heton rastin

07/16/2025 10:29
nga:Y I

Policia në Gjilan ka nisur hetimet për vdekjen e një femre kosovare, e cila është gjetur dje pa shenja jete.

Njësitë përkatëse kanë dalë në vendngjarje dhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

”Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima femër kosovare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”.