Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mitrovicë, ku është gjetur pa shenja jete trupi i një gruaje në Liqenin Akumulues.
Rastin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot rreth orës 07:30 Policia ka pranuar informatën, se në zonën e liqenit akumulues të lumit Ibër, është gjetur trupi i pa jetë i viktimës femër rreth 56 vjeçare.Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë dergohet në IML për obduksion” tha Zahiti për “Gazeta Blic”