Lajme

Gjendet e vdekur një 37-vjeçare në Prishtinë

03/02/2022 15:15
nga:Genita C

Është raportuar se sot ka vdekur një person i gjinisë femërore në Prishtinë.

Lajmin për GazetaBlic e ka konfirmuar zëdhënësja e  Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete, në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 37 vjeç”, tha ajo.

Sipas Ahmetit, Policia ka nisur një hetim për rastin si vdekje e dyshimtë.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur një hetim për rastin si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.