Lajme

Gjenden dy mjete të dyshimta shpërthyese në një fushë në Gjakovë

03/30/2025 09:10
nga:Sh R

Një person në Gjakovë ka njoftuar se ka hasur në një mjet shpërthyes në një fushë të fshatit Skivjan.

Siç njofton policia në raportin 24 orësh, vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti policor.

“Fsh. Skivjan, Gjakovë 29.03.2025-17:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se deri sa ishte duke punuar në një fushë kishte hasur në dy mjete të dyshimta shpërthyese. Vendi i ngjarjes është siguruar nga njësiti policor.