Është gjetur dhe identifikuar trupi i pajetë i profesorit Gani Rudaj nga Prizreni.
Lajmin e ka konfirmuar për “PrizrenPress” familja e tij.
Trupi i pajetë i profesorit Rudaj u gjet një muaj më parë në Prishtinë, ndërkohë që identifikimi i tij është bërë sot nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Profesori Rudaj kishte humbur kontaktet me familjen që nga data 27 gusht 2024, pas një trajtimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë.