Lajme

Gjendet 7-vjeçari që humbi në mal të Novobërdës

11/10/2024 17:30
nga:G C

Një fëmijë i moshës rreth 7-vjeçare në rajonin e Novobërdës, i cili ishte lajmëruar si i humbur, është gjetur.

Njoftimin për këtë e dha Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, i cili tha se informatën për humbjen e fëmijës e kishin pranuar nga familjarët sot në orën 12:20.

“Fëmija kishte dalë për të luajtur në malin pranë shtëpisë dhe, sipas të gjitha gjasave, kishte humbur orientimin”, tha ShKShMK-ja.

Mes tjerash në njoftim thuhet se familjarët, së bashku me policinë, kishin kërkuar për rreth 3 orë pa sukses, duke i bërë më pas kërkesë Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës për ndihmë shtesë.

“Ekipi kujdestar i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës u nis me shpejtësi dhe arriti në vendngjarje në orën 13:30”.

“Me të mbërritur, ekipi u njoftua se fëmija tashmë ishte gjetur nga familjarët dhe Policia e Kosovës, dhe po kthehej i sigurt në shtëpi. Fëmija ishte në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa lëndime. Ky rast përfundoi pa nevojë për ndërhyrjen e ekipit të Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit të Kosovës. Fëmijës i urojmë shëndet dhe jetë të gjatë”.