Lajme

Gjendet 52-vjeçari që u raportua i zhdukur në Novobërdë

10/15/2025 21:57
nga:Y I

Është gjetur 52-vjeçari që u raportua i zhdukur në Llabjan i komunës së Novobërdës.

Për Klankosova zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani tha se i njëjti është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.

“Falë mobilizimit është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore”, u shpreh ai.

Humb një person në Novobërdë, Shoqata e Kërkim-Shpëtimit nis kërkimin e tij