Lajme

Gjenden tri armë në vendin ku ndodhi incidenti në Podujevë

07/02/2026 17:34
nga:L J

Në rastin e të shtënave me armë zjarri në Podujevë, dyshohen se janë të përfshirë familjarë, konkretisht dajë e nip. Po ashtu, i plagosur mbeti edhe një kalimtar rasti.

Kështu bëjnë të ditur burime të “Betimi për Drejtësi” brenda Policisë. Të njëjtat burime konfirmojnë se në vendin e ngjarjes u gjetën tri armë.

Nga QKUK kanë bërë të ditur se katër të plagosurve po u ofrohet trajtimi i nevojshëm mjekësor. Sipas informacioneve të fundit, njëri prej tyre është duke iu nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa gjendja e të tjerëve raportohet stabile.