Lajme

Gjenden në Izrael mbetjet e një njeriu që mendohet se ishte peng i Hamasit

05/03/2024 22:08
nga:Y I

Një nga pengjet që mendohet se ishte rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor është shpallur i vdekur pasi trupi i tij u gjet në Izrael, kanë konfirmuar Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

IDF-ja tha se eshtrat e Elyakim Libman u identifikuan përmes një “hetimi të plotë dhe kompleks”, raporton BBC.

Libman punonte si roje sigurie në festivalin Nova në kohën e sulmit.

Familja e tij tha se ai qëndroi për orë të tëra duke trajtuar të plagosurit e tjerë.