Lajme

Gjenden eshtra që dyshohet se janë të njerëzve gjatë punimeve në Livoq të Gjilanit

05/06/2025 08:32
nga:Sh R

Gjatë kryerjes së disa punimeve në lokacionin te Penda e fshatit Livoq i Epërm në Gjilan, janë gjetur eshtra që dyshohet se mund t’i përkasin njerëzve.

Rastin e ka raportuar një zyrtar i Shërbimeve Publike Komunale në Gjilan, ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat kanë siguruar zonën.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa gjatë ditës së sotme njësitë përkatëse do të vazhdojnë me procedurat hetimore për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për mbetje njerëzore dhe rrethanat e mundshme të gjetjes së tyre.

Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.