Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh ka njoftuar se ka hasur në mjete të dyshimta të pashpërthyera në Kaçanik.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitit për deminim i FSK-së dhe kanë tërhequr mjetet pa ndonjë incident.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në mjete të dyshimta të pashpërthyera. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësiti për deminim i FSK-së që i kanë tërhequr mjetet e pa shpërthyera nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident”, ka njoftuar PK-ja.