Lajme

Gjenden disa mjete të pashpërthyera në Ferizaj

01/30/2022 10:39
nga:Q R

Janë gjetur disa mjete të pashpërthyera në fshatin Gerlicë të Ferizajit.

Një banor ka treguar se ka hasur në këto mjete, gjatë kohës kur ishte duke punuar.

“Një mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar ka hasur-vërejtur disa mjete të dyshuara të pashpërthyera. Njësiti përkatës policor ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes”, thuhet në raport.

Tutje, bëhet e ditur se FSK-ja ka bërë tërheqjen e mjeteve në mënyrë të sigurt dhe pa incidente.

​Policia kap mbi 10 kilogramë drogë të fshehur në një lokal