Një rast i posedimit të paautorizuar të narkotikëve është raportuar në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, të martën zyrtarët korrektues kanë njoftuar se persona të panjohur kanë hedhur brenda hapësirës së kësaj qendre 87 gramë substancë të dyshuar narkotike.
Lidhur me rastin, njësitë përkatëse janë duke zhvilluar hetime për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
“POSEDIM I PAAUTORIZUAR I NARKOTIKËVE, SUBSTANCAVE PSIKOTROPE DHE ANALOGE
Qendra Korrektues Dubravë 10.10.2026-02:35. Me 13.10.2026 nga zyrtarët korrektues është raportuar se persona të pa njohur kishin hedhur brenda hapësirës së qendrës 87 gramë substancë narkotike. Njësit përkatëse janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.


