Lajme

Gjenden 400 trupa në një varr masiv në spitalin e Gazës

04/26/2024 08:32
nga:Y I

Autoritetet në Gaza kanë përfunduar kërkimin e varrezave masive në një spital në jug të Gazas ku kanë gjetur gjithsej 392 trupa, duke përfshirë disa ende të veshur me fustane kirurgjikale, shkruan CNN.

Të enjten në një konferencë shtypi, një zyrtar nga Mbrojtja Civile Palestineze në Gaza tha se punëtorët kanë identifikuar 165 trupa në Kompleksin Mjekësor “Nasser në Khan Younis”, pas tërheqjes së forcave izraelite nga zona në fillim të këtij muaji.

Ata janë ende duke ekzaminuar 227 trupat e mbetur për të përcaktuar identitetin e tyre, tha Mohammed Al Mighayyer në konferencën për shtyp në Rafah.

Mbrojtja Civile e Gazës pranoi se rreth 100 trupa u varrosën në varre në spitalin Nasser përpara operacionit të IDF atje.