Lajme

Gjenden 19 trupa nga përplasja e aeroplanit me helikopter në SHBA, helikopteri nuk i ishte përgjigjur paralajmërimeve të kontrollit të trafikut ajror

20 ditë më parë
nga:G C

Helikopteri nuk ishte përgjigjur ndaj paralajmërimeve të kontrollit të trafikut ajror, tregon audioja

Në një audio inxhizim të publikuar pas aksidentit ajror në SHBA të mërkurën vonë, dëgjohet një kontrollues i trafikur ajror duke pyetur helikopterin pak para përplasjes, nëse e ka në pamje aeroplanin e pasagjerëve të “American Airlines”, raporton CNN.

Audio inxhizimi tregon po ashtu se një tjetër paralajmërim jepet nga kontrolli i trafikut ajror dhe disa sekonda më vonë ndodh përplasja.

Audioja nuk tregon asnjë përgjigje nga helikopteri ndaj paralajmërimeve nga kontrolli i trafikut ajror.

Raportohet se autoritetet kanë gjetur të paktën 19 trupa në lumin “Potomac” pas përplasjes së një aeroplani me një helikopter ushtarak të mërkurën vonë, në Washington DC, ka thënë për CBS News një burim.

Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në përplasje.

Avioni kishte 60 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit, teksa tre ushtarë të ushtrisë amerikane ishin në bordin e helikopterit ushtarak, raporton BBC.

Rreth 300 reagues emergjence kanë dalë në vendin e ngjarjes, me zhytës policie dhe varka që kërkojnë në ujë për të mbijetuar.

Zyrtrët policorë i kanë thënë CBS News se deri më tani ekipet kanë arritur të nxjerrin 18 trupa.

Përplasja ka ndodhur afër pistës 33 në Aeroportin Kombëtar të Uashingtonit “Reagan” rreth orës 21:00 me kohën lokale, ka bërë të diturt Administrata Federale e Aviacionit në një deklaratë për CBS News.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se është informuar për “aksidentin e tmerrshëm” dhe ka falënderuar reaguesit e urgjencës për punën e tyre.