Lajme

Gjatë vitit 2024 rryma kushtoi më së shtrenjti në tetë vjetët e fundit, sa u rrit sasia e importit në Kosovë?

01/01/2025 12:15
nga:G C

Kosova ka rritur sasinë e importit të energjisë elektrike viteve të fundit për t’i mbuluar kërkesat e konsumatorëve përballë mungesës së prodhimit.

Çmimi për rrymë gjatë periudhës 2017-2024 ka pësuar rënie dhe ngritje.

Vetëm nga janari deri në nëntorin e 2024-tës, Kosova ka importuar energji në vlerë prej mbi 114 milionë eurosh, sipas një grafike të Radios Evropa e Lirë.

Sa kanë paguar kosovarët për rrymë ndër vite?

Rritjet e kanë shoqëruar ndër vite çmimin mesatar të energjisë elektrike në Kosovë.

Më 2024, rryma ka kushtuar më së shtrenjti në tetë vjetët të fundit.