Gjatë kësaj jave në Kosovë 110 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Brenda kësaj periudhe kohore, vetëm një person ka vdekur.
Kurse, 88 persona janë shëruar nga ky virus.
Në total numri i rasteve aktive është 460.
Në anën tjetër është duke vazhduar procesi i vaksinimit, kudo në Kosovë, pa termine.
Po ashtu, është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile, për çka gjithashtu nuk duhet caktuar termin paraprakisht.
Në Kosovë vaksinimi kundër Covid-19 është i lejuar për të gjithë qytetarët nga mosha 12 vjeç e lart.