Gjithsej 6.623 persona u evakuuan sot nga qytetet ukrainase përmes korridoreve humanitare, tha një zyrtar i lartë ukrainas, gjë që është dukshëm më pak se sa numri që arriti të largohej një ditë më parë, raporton Reuters.
Kyrylo Tymoshenko, zëvendësshefi i kabinetit të presidentit, tha në një njoftim online se 4.128 njerëz ishin larguar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
Ai tha të premten se 9.145 njerëz, gjatë ditës, arritën të largoheshin nga qytetet në të gjithë vendin.


