Lajme

Gjatë 24 orëve u shqiptuan 337 gjoba për shkelësit e masave anti-COVID-19

12/11/2021 10:52
nga:M K

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të mos i respektojnë masat anti-COVID-19. Shkak i mosrespektimit të masave të vendosura për mbrojtjen dhe parandalimin e përhapjes së virusit, policia po shqipton gjoba.

Vetëm gjatë së premtes policia shqiptoi 337 gjoba për qytetarët që nuk i përfillën masat anti-COVID-19.

Që nga pjesa e dytë e muajit gusht kur edhe filloi të përhapet me shpejtësi varianti Delta, Qeveria mori masa anti-COVID-19, masa këto që herë pas herë kanë pësuar ndryshime.

Ndërsa nga e hëna kanë hyr në fuqi masat e reja kundër COVID-19, të cilat u prezantuan nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi nëpërmjet një konference për medie të dielën që lamë pas.

I pasi i ekzekutivit të shtetit pati thënë se rreziku i lartë i shpërndarjes së COVID-19, i detyron që ta rrisin vigjilencën, derisa kapërmendur edhe shkallën e ulët të vaksinimit si dhe variantin Omicron, që është përhapur në 34 vendet e botës.

Në kuadër të masave, të gjithë personat mbi 12-vjeç do të duhet që t’i ofrojnë dëshmitë e vaksinimit me dy doza për udhëtim me jetët e transportit publik dhe atij privat, si dhe për hyrje në qendrat tregtare dhe lokalet e gastronomisë.

Që nga 3 janari dëshmitë e vaksinimit të plotë do t’iu kërkohen të gjithë udhëtarëve që hyjnë në Kosovë.

Mbajtja e maskës vazhdon të jetë e detyrueshme. Sipas masave, kufizimi i lëvizjes do të vazhdojë të jetë në fuqi nga mesnata deri në orën 05:00.

As orari i gastronomisë nuk është ndryshuar. Ky sektor lejohet të punojë deri në ora 23:00, ndërkaq muzika ndalohet pas orës 21:30. Klubet e natës dhe organizimi i ahengjeve vazhdon të jetë i ndaluar, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës lidhur me masat kundër pandemisë COVID-19.