11 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit, dhe nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë.
Rastet e reja janë konfirmuar pas testimit të 770 personave. Sipas ministrisë, gjatë 24 orëve të kaluara janë dhënë 194 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.584.
Në total numri i rasteve aktive është 406.


