Sporti

Gjasula: Ishim pa fat, jam shumë optimist për të ardhmen

03/27/2023 23:45
nga:E K

Klaus Gjasula ka folur pas ndeshjes kundër Polonisë.

Mesfushori ndjen keqardhje për rezultatin dhe se Shqipëria sipas tij nuk e meritonte humbjen.

Gjasula: “Ekipi luajti mirë dhe unë u ndieva mirë. Në fund më iku pak fuqia se kisha disa muaj pa luajtur. Më dhemb rezultati, nuk e meritonim të humbisnim sot. Ne i provuam të gjitha, Polonia kishte vetëm një gjysmë rasti te goli dhe një tjetër me Lewandowskin. Është e vështirë, ne luajtëm mirë dhe ka shumë shpresë për të ardhmen”.