Gjashtë persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë lënduar nga përplasjet që kanë ndodhur në Bejrut në mëngjesin e sotëm.
Kryqi i Kuq i Lebanit me anë të një postimi në Twitter ka shkruar për numrin e të vdekurve dhe të lënduarve, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
Në Bejrut ishte një protestë duke u mbajtur dhe nga aty shpërthyen të shtënat me armë zjarri. Ky mbledhim ishte bërë si shenjë kundërshtuese ndaj një gjyqtari i cili ishte përfshirë në rastin e shpërthimit të portit të këtij qyteti në vitin 2020.
Më pas është parë se për të ndaluar situatën ka dalë në vend ushtria e Libanit të cilët kishin thënë se do të shtënin në drejtim të njerëzve të armatosur.
CNN shkruan se është raportuar se tani është situata nën kontroll.


