Lajme

Gjashtë të lënduar në Istog si pasojë e një aksidenti – të përfshira tri vetura

01/04/2024 19:18
nga:G B

Gjashtë persona janë lënduar sot si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Istog.

Këtë për Klankosova.tv e ka bërë të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonaler të Policisë së Kosovës në Pejë.

Ai ka shtuar se aksidenti ka ndodhur mes tri veturave, dhe të lënduarit janë dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.