Lajme

Gjashtë të arrestuar në aksionin kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit

10/20/2021 20:25
nga:Q R

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një aksion kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit.

Rapoetohet se gjashtë persona janë arrestuar teksa ishin duke pirë kafe në një pompë derivatesh në periferi të Prishtinës, njofton Gazeta Blic.

Rastin për ‘Gazeta Blic’ e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, janë duke e realizuar një operacion policor në rajonin e Prishtinës. Pas përfundimit të operacionit policor do të njoftoheni me informacione shtesë”, tha Krasniqi.

Policia e Kosovës aksion në Prishtinë kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit