Gjashtë raste të dhunës janë shënuar në Kosovë në 24 orët e fundit, sipas raportit të Policisë.
Tri raste kanë ndodhur në Pejë, dy në Prishtinë dhe një në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Në Prishtinë, një femër dhe një mashkull në lidhje dashurie janë rrahur mes vete.
“Prishtinë / 05.07.2025 – 19:30. Dy të dyshuarit mashkull dhe femër kosovar/e të cilët janë në lidhje dashurie janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve të cilët për shkak të mosmarrëveshjeve kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri tjetrit. Si pasoj e dhunës të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në konsultim me prokurorin rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raporton e Policisë.
Rasti tjetër në Prishtinë raportohet për dhunë psikologjike nga ish bashkëshorti, me të cilin jetojnë në të njëjtën shtëpi, teksa i njëjti i ka vënë pajisje në telefon për ta përcjellë.
“Prishtinë / 05.07.2025 – 17:55. Dyshohet se Viktima femër Shtetase e huaj është duke përjetuar dhunë psikologjike dhe ndjehet e frikësuar nga i dyshuari m/k ish bashkëshorti i saj me të cilin ishte ndarë disa vite më parë, por jetojnë në një shtëpi të përbashkët. I dyshuari sipas viktimës në bagazhin e veturën e asaj kishte vendosur në pajisje telefon për t’i përcjellë lëvizjet e saj. Në konsultim me prokurorin i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.
Rastet tjera:
Fushë Kosovë / 05.07.2025 – 10:48. Është arrestuar i dyshuari m/k pasi i njëjti në gjendje të dehur ka kanosur viktimën m/k. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Pejë / 05.07.2025 – 04:40. Është arrestuar i dyshuari m/k për shkak se i njëjti në gjendje të dehur i ka bërë presion bashkëshortes së tij. Pas inicimit të rastit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Pejë /05.07.2025 – 17:27. Është arrestuar i dyshuari m/k nën dyshimin se i njëjti në tualetin e një kafiterie ka tentuar të kryej mardhënje seksuale me viktimën f/k, me të cilën i dyshuari kishte bashkëjetuar më herët. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Pejë / 05.07.2025 – 23:10. Është arrestuar i dyshuari shtetas i huaj, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës, motrës së tij me dy fëmijë duke ua mbyllur derën e shtëpisë. Në konsultim me prokurorin palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Blic/


