Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shënuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Dy raste të dhunës janë në Prishtinë, një në Podujevë, Gllogoc dhe një tjetër në Gjilan.
Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës bëhet e ditur se në rastin në Podujevë, vëllezërit janë rrahur mes veti, në Gllogoc janë rrahur mes vete babai dhe djali, në Prishtinë babai e ka rrahur vajzën, ndërkaq në Gjilan një person i ka rrahur nipin dhe mbesën e tij.
Nga këto gjashtë raste, dy persona janë arrestuar në Prishtinë dhe një në Gjilan.