Lajme

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

08/10/2023 10:55
nga:N K

Policia e Kosoës ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje, raporton Gazeta Blic.

Rastet e dhunës kanë ndodhur në Shtime, Prishtinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, si dhe Prizren.

Nga të gjitha rastet e raportuara mbi dhunën, veç dy rasteve ku të dyshuarit, janë liruar me procedurë të rregullt, rastet e tjera janë dërguar në mbajtje dhe janë duke u hetuar nga njësitë relevante.