Gjashtë persona kanë pësuar lëndime në aksidentin që ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit në Prishtinë, ku janë përfshirë dy vetura, njëra e Policisë së Kosovës.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit.
“Sot rreth orës 04:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Dëshmorët e kombit në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor, ka thënë Ahmeti.