Lajme

Gjashtë persona aksidentohen në Milloshevë të Obiliqit

01/01/2022 00:45
nga:Gazeta Blic

Në orët e mbrëmjes ka ndodhur një aksident në fshatin Milloshevë të Obiliqit ku kanë pësuar aksident gjashtë persona.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur midis dy automjeteve.

“Rreth orës 22:10 kemi pranuar informatën se në fshatin Milloshevë ka ndodhë një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjeteve. Bazuar në të dhënat e deritanishme, si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona”, ka njoftuar Ahmeti.