Nottingham Forest pësoi një humbje 2-3 në shtëpi ndaj Midtjylland në raundin e dytë të Europa Leagu , duke mbetur pa fitore në këtë garë.
Për më tepër, ish-ekipi i Nuno Espírito Santo, tani i drejtuar nga Ante Postecoglu, ka kaluar nëntë ndeshje radhazi pa fitore.
Ata tani kanë barazuar katër dhe kanë humbur pesë nga nëntë ndeshjet e tyre të fundit.
Me këtë rezultat, Postecoglu ende nuk e ka fituar ndeshjen e tij të parë për Forestin, në gjashtë duelet e para.
/GazetaBlic Sport


