Sporti

Gjashtë klube angleze me sytë nga Inter, vështirësohet gara e PSG-së për Skriniar

12/26/2022 14:36
nga:E K

Interi vazhdon të punojë për rinovimin e Milan Skriniar, me mbrojtësin që do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit dhe firma për vazhdimësinë mes palëve ende nuk ka ardhur.

Me afrimin e janarit, lajmet për skuadrat e interesuara po forcohen dhe nga Anglia sigurojnë se ka disa klube të Premier League të gatshme për të bërë oferta goxha të larta për të.

Sipas raportimeve nga Anglia emrat që kanë shfaqur interes të lartë për Skriniar janë Liverpool, Tottenham dhe Manchester United, të cilët shtohet se kanë kontakte me agjentin e mbrojtësit, por Chelsea, Manchester City dhe Neëcastle, përveç PSG-së, po ashtu janë në garë për kartonin e lojtarit të Inter.