Sporti

Gjashtë gola në tri ndeshje, Llapi “viktima” e preferuar e Kreshnik Ukës

03/11/2022 14:44
nga:Mergim Rreci

Kreshnik Uka po shkëlqen edhe në këtë edicion të Superligës së Kosovës.

Ai sot fitoi për herën e tretë çmimin e “Yllit të Javës”, pas super paraqitjes në ndeshjen e djeshme ndaj Llapit, shkruan GazetaBlic Sport.

Uka deri më tash ka realizuar 15 gola, duke u renditur i dyti në listën e golashënuesve në nivelin elitar të futbollit tonë.

Golat e djeshëm ndaj Llapit nuk ishin rastësi, me sulmuesin drenicak që tashmë e ka kundërshtar të preferuar skuadrën e drejtuar nga Tahir Batatina, atje ku i ka shënuar 6 gola në tri ndeshje të këtij edicioni.

Fillimisht, me 25 shtator 2021, Uka shënoi në ndeshjen që përfundoi me barazim 1 me 1. Në ndeshjen e dytë, me 25 nëntor 2021, Llapi triumfoi 3 me 5 në “Bajram Aliu”, ku Kreshnik Uka shkëlqeu tek Drenica me një “hat-trick” të realizuar.

Krejt në fund, ndeshja e djeshme, ku Uka shënoi dy herë ashtu siç u përmend edhe më lartë.

/GazetaBlic Sport/