Kanë mbetur pak më shumë se dy javë deri në fillimin e kampionatit evropian “Gjermani 2024”, aty ku do të luajë edhe Kombëtarja e Shqipërisë.
Shqipëria është shortuar në “grupin e vdekjes”, së bashku me Italinë, Spanjën e Kroacinë.
Së fundmi, “Football.com” ka parashikuar gjasat e secilës kombëtare për kalimin e grupit, me “Kuqezinjtë” që nuk pritet të sigurojë plasmanin nga faza e grupit.
Spanja është e para, e cila ka një përqindje prej 75% në emrin e saj për kalim tutje, derisa e dyta që parashihet t’i bashkohet në këtë rrugëtim është Italia me 58%.
E treta është Kroacia jo shumë larg Italisë (56%), ndërsa kombëtarja shqiptare është e fundit, dhe kështu ka vetëm një përqindje prej 15%.
Shqipëria e nis aventurën në “EURO 2024” më 15 qershor ndaj Italisë në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.