Lajme

Gjaku i Kosovarit: Një Tregim Amerikan pa Flamur

06/14/2023 10:51
nga:Shenoll Muharremi

Shkruan: Shenoll Muharremi

Ndoshta jam Kosovar representativ, me të mira e me të këqija. Djalë apo burrë i Kosovës. Kam krijuar flamurin e Kosovës vite parase të bëhet. Identik sikur ky sot. Nuk po krekosem, se do e thoja shumë më herët nese është ky rasti. Po përdori faktin për ilustim të Kosovarizmit, të argumentit. Autori i flamurit nuk e ka vjedhur iden time, por une e kam ndier 100% më herët, e kam krijuar, dhe ende e kam te ruajtur këtë magji me fakte që nga viti 2003.

Një Kosovar modest që integron identitetin Shqiptar, por që qytetari dhe individi është në qendër. I të githa etnive, ngjyrave, besimeve dhe shijeve. Edhe budallakive nëse doni.

Tregimi im ndoshta ilustron më së miri gjakun tonë Amerikan. Nuk jam servil apo b***lëpirës, e kuptoni lehtë këtë, nuk është e vështirë kjo. Edhe Amerika është e re dhe ka për çka të përmirësohet. Lidhja ime dhe e jona me Amerikë, lidhja e Kosovarit, është e thellë dhe gjërë, e fuqishme. Shpirtërore dhe materiale. Hyjnore dhe familjare. Profesionale dhe ekzistenciale. Jetike dhe ardhmërore. Praktike.

Herën e parë kur takova Amerikën, më mësoj kulturën dhe muzikën. Nga Seattle e California e deri tek New York e DC, librat dhe tingujt më të mirë në rini i pashë e ndiva. Herën tjetër, ma shpëtoj jetën. Solli ushtarët dhe maqinerinë ushtarake të na shpëtoj nga ferri i kasapit të Ballkanit. Ma shpëtoj familjen e nderin. Pastaj më ushqej. Punova bashkë me Amerikanët ku shpërndanim miliona thasë me miell, vaj e sheqer për të gjithë Kosovarët e paslufte, pa kulm mbi kokë, në të gjitha anët.
Pastaj na ndihmuan të ndërtojmë shtëpitë e shkatërruara. Na administruan fillimisht. Na thanë jetën, na ushqyen dhe na ndërtuan shtëpitë. As universi nuk do mund të bënte një mrekulli të tillë për ne. Më thuaj nëse po gabohem.

Punuam bashkë të ndërtojmë institucionet tona të para. Zhvilluam zgjedhjet e para bashkë. Zgjodhëm njerëzit tanë, falë ndihmës së tyre. Na japën ndihma
financiare të drejtë për drejta në buxhetin e Kosovës se atëherë nuk kishim as taksa! Sot kemi €3.2 miliardë në vit. Na përkrahën ti themelojmë dhe rrisim institucionet nga zero dhe krijojmë shtetin. Shpallëm pavarsinë falë tyre. Na ruajtën kufinjët dhe sovranitetin nga armiku për 24 vite çdo ditë dhe natë. Ende sot e bëjnë një gjë të tillë se ne skemi asnjë helikoptër as tanks. Të gjitha njohjet ndërkombëtare thujase na siguruan me aleatët tjerë. Na kompletuan.

Me japën bursë dhe më shkolluan nga fillimi që të jemi në gjendje të ndërtojmë ekonominë dhe shtetin. Më ushqyen e veshën për katër vite. Jo vetëm mua, qinda e mijëra Kosovarë. Më bënë të jem në gjendje të mendoj për vete dhe për shoqërinë dhe të jem i zoti të punoj. Falë shkollimit të mirë, ma mundësuan të fitoj një bursë tjetër të mirë për ta vazhduar shkollën tjetër nëpër botë, më të avancuar. Falë këtyre veprimeve pashë botën, punova, ndërtova, investova në vendin tim.
Më krijuan familje. Bashkë me gruan dhe fëmiun tonë jetuam në Amerikan. Amerikën prej atëherë e kemi brenda në shtëpi çdo ditë. Në zemrat tona. Krijuam familje dhe lidhje familjare dhe sot një pjesë e familjes jeton atje por ne çdo ditë komunikojmë. Një gjeneral i NATOs që pastaj u bë Asistent Sekretar i Mbrojtjes atje më vizitotoj disa herë me helikoptër për tu siguruar që jam mirë dhe po zhvillohem dhe ma ofroj qikën për nuse. Kaq e thellë është lidhja.
Nuk ishin xheloz të më ruajn për vete. Me treguan e mësuan Europën që ne të rriteshim e pavarsohemi. Ndoshta të martohemi me Europën nesër. Sikur ai prindi që e rritë fëmiun e vet dhe kur i mbush 18 vjet duhet ta le të ec vetëm në jetë. Një herë tjetër më morën për disa javë dhe dërguan në disa shtete të tyre të shofim si bashkëpunojnë dhe bëjnë biznes me Europën dhe botën. Isha tek HQ e Microsoft e Boeing, Google dhe më treguan Qendrat më Inovative të Bizneseve.

Kështu, vitet kaluan. Për më shumë se një qerek shekulli. Marrëdhëniet tona u afruan e mishëruan në atë masë saqe ne tani jemi një. Gjaku ynë, i Kosovarit, në vena është një pjesë Amerikane. Puna jonë. Familja jonë. Kultura jonë. Shkolla jonë. Ardhmëria jonë. Siguria jonë kombëtare është Amerikane.
Kosovari ka gjak Amerikan. Kjo lidhje është mishëruar tashmë. Është bekuar. Ne mund të rritemi dhe bëhemi zot të vetes dhe pavarsohemi për veprime si shtet, por gjaku ynë nuk do të ndryshoj. Kjo gjeneratë jeton më gjatë e ushqyer e rritur nga Amerika sesa pa të. Nga 46 vite jetë, 30 janë me dhe të Amerikës. Gjysma e gjakut tonë është Amerikan. Kjo nuk ndryshon dot. Amerika është në gjakun tonë. Ne jemi Amerika. Kosovarët.