Si pasojë e një aksidenti të ndodhur më 12 qershor të këtij viti në Gjakovë, personi që u godit nga vetura ka ndërruar jetë katër ditë më vonë.
Viktima ishte duke u trajtuar në QKUK.
“Viktima mashkull kosovar i cili ishte goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra, me 16.06.2024 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit trupi i pjete është dërguar në IML për obduksion.