Lajme

Gjakovë, ngjarje si në filma: Gjuajtje me armë në drejtim të kombi-busit plot udhëtar, s’ka të arrestuar

05/31/2021 09:59
nga:Gazeta Blic

Një tentim-vrasje ka ndodhur gjatë natës së mbrëmshme në Gjakovë.

Në polici është ankuar një person se derisa ishte duke drejtuar kombi-busin e tij me udhëtar, person-a të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar.

Dyshohet se e njëjta veturë pas disa minutave është gjetur e djegur në hyrje të fshatit Vraniç.

“Gjakovë 30.05.2021-19:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke drejtuar kombi-busin e tij me udhëtar , person-a të panjohur nga një veturë në lëvizje kanë shtënë me armë zjarri dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Dyshohet se e njëjta veturë pas disa minutave është gjetur duke u djegur në hyrje të fshatit Vraniç ku njësiti i zjarrfikësve kanë arritur ta shuajnë zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe as të arrestuar.”.