Lajme

Gjakovë: Ndërpritet furnizimi me ujë për shkak të dëmtimit të gypit të ujësjellësit

23 orë më parë
nga:Sh R

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” SH.A. njofton se gjatë punimeve nga Operatori Ekonomik kontraktuar nga Komuna e Gjakovës, gjatë punimeve në rrugën “Tirana”- (Rruga transite) është dëmtuar gypi i ujësjellësit Ø150 dhe Ø90.

Si pasojë e këtij dëmtimi është ndërprerë furnizimi me ujë për një pjesë të konsumatorëve të rrugës “Tirana” në Gjakovë, respektivisht konsumatorët që lidhen me krahun e rrugës nga janë duke u zhvilluar punimet.

“Për shkak të kompleksitetit të punimeve, meqenëse së pari duhet të vendosen gypat e kanalizimit, punimet në rregullimin e defektit në gypin e ujësjellësit do të vazhdojnë nesër në mëngjes! Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e KRU “Gjakova”.