Lajme

Gjakovë, KFOR-i mban kurs vetëmbrojtjeje për nxënëset e shkollës së mesme “Kadri Kusari”

01/15/2024 13:05
nga:N K

KFOR-i ka mbajtur një kurs vetëmbrojtjeje me nxënëset e shkollës së mesme “Kadri Kusari” në Gjakovë.

“Komanda Rajonale Perëndimi dhe Batalioni ORF i KOFR-it kanë mbajtur një kurs vetëmbrojtjeje për nxënëset vajza të shkollës ‘Kadri Kusari” në Gjakovë”, thuhet në postimin e KFOR-it në Facebook.

“Kjo iniciativë dëshmon përpjekjet e vazhdueshme që ushtarët e KFOR-it i bëjnë kundër të gjithë dhunës në bazë gjinore”.