Lajme

Gjakovë, gjatë kontrollit nxënësit i gjendet një thikë

09/24/2024 09:05
nga:G C

Gjatë kontrollit të nxënësve në një shkollë në Gjakovë, një nxënësit i është sekuestruar një thikë.

“Ankuesi mashkull kosovar, drejtor i shkollës, ka njoftuar se gjatë kontrollit të nxënësve të shkollës, tek i dyshuari mashkull kosovar, i është gjetur dhe sekuestruar një thikë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”.